KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

​Rama përsërit ftesën për protestuesit, vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë

​Rama përsërit ftesën për protestuesit, vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog me protestuesit, duke vendosur para ndërtesës së Kryeministrisë fletë me mbishkrime me fjalën “Dialog”.

Kjo është ftesa e radhës që kryeministri ka bërë përgjatë ditëve të fundit, si pjesë e përpjekjeve të tij për të ftuar përfaqësues të protestave në bisedime.

Më herët, kryeministri Rama ka theksuar se është i gatshëm të ulet në tryezë me këdo që beson në dialog, në çdo vend dhe në çdo kohë, për të shkëmbyer pikëpamje edhe kur ato janë të kundërta.

Ai ka nënvizuar se e drejta e protestës është e pamohueshme, por se dhuna nuk justifikohet nga asnjë arsye dhe se ata që kryejnë akte dhune ose dëmtojnë pronën publike do të përballen me ligjin.

Ftesa radhës vjen kur protesta ka hyrë në ditën e 20-të dhe ka mbledhur studentë, pedagogë dhe qytetarë para institucioneve qeveritare, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit.

Deri më tani protestuesit kanë refuzuar ftesat e kryeministrit për dialog, duke këmbëngulur se nuk ka bisedime pa largimin e kreut të qeverisë, shkruan rtsh.

Nga ana e tij, Rama ka deklaruar se qeveria mbetet e hapur për komunikim me ata që zgjedhin rrugën e dialogut dhe duke u distancuar nga dhuna.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.