KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ndeshje interesante sot në La Liga – Real Madridi në udhëtim, derbi bask në mbrëmje

Ndeshje interesante sot në La Liga – Real Madridi në udhëtim, derbi bask në mbrëmje

Futbolli spanjoll vazhdon me ndeshje interesante e me emocione të mëdha.

Sot, të dielën, zhvillohen ndeshje të rëndësishme të xhiros së 11-të të La Ligës, ku në program janë tri përballje që transmetohen në ArtMotion, përfshirë derbin e madh bask Athletic Bilbao-Real Sociedad.

Spektakli nis nga ora 14:00, kur Getafe e pret Sevillën në një duel ku të dyja skuadrat synojnë pikë të rëndësishme për të përmirësuar pozitën në tabelë. Getafe kërkon të shfrytëzojë faktorin vendas, ndërsa Sevilla synon të rikthehet te rezultatet pozitive.

Nga ora 16:05, vëmendja zhvendoset te Real Racing Santander-Real Madrid. Madrilenët udhëtojnë me synimin për të marrë tri pikët dhe për të vazhduar garën në krye të kampionatit. Megjithatë, Santander kërkon të befasojë përballë gjigantit spanjoll dhe të shfrytëzojë mbështetjen e tifozëve të tij.

Në orën 18:30 zhvillohet edhe përballja Elche-Valencia, një duel interesant mes dy skuadrave që kërkojnë pikë të rëndësishme në kampionat. Kjo ndeshje nuk transmetohet në ArtMotion, por mbetet pjesë e programit të sotëm të La Ligës.

Dita e futbollit spanjoll mbyllet me një superndeshje.

Nga ora 21:00, Athletic Bilbao dhe Real Sociedad përballen në derbin bask, një duel që gjithmonë sjell rivalitet të madh, emocione dhe atmosferë të jashtëzakonshme.

Të gjitha këto përballje premtojnë spektakël në La Liga, ndërsa tri ndeshje mund t’i ndiqni drejtpërdrejt në ArtMotion.

Programi i ndeshjeve – xhiroja e 11-të, La Liga:

14:00 – Getafe-Sevilla

16:05 – Real Racing Santander-Real Madrid

18:30 – Elche-Valencia (nuk transmetohet në ArtMotion)

21:00 – Athletic Bilbao-Real Sociedad

La Liga, spektakli i futbollit spanjoll, sot në ArtMotion!

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.