KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kontrolle në Zubin Potok, gjenden armë të ndryshme dhe 40 fishekë

Kontrolle në Zubin Potok, gjenden armë të ndryshme dhe 40 fishekë

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe municion në dy raste të ndara në Zubin Potok.

Sipas raportit policor, rasti i parë është regjistruar më 31 tetor, rreth orës 14:50, gjatë kontrollit të një hambari të një personi të dyshuar.

Aty janë gjetur dhe sekuestruar tri pushkë gjuetie, një armë e gjatë automatike, një pistoletë, një rrip me 33 fishekë, si dhe disa pjesë shtesë të armëve.

Ndërkaq, në rastin e dytë, të regjistruar po më 31 tetor, rreth orës 17:00, gjatë kontrollit të një hambari tjetër janë gjetur dhe sekuestruar shtatë fishekë.

Në të dy rastet, të dyshuarit nuk janë hasur në lokacionet përkatëse, ndërsa policia ka bërë të ditur se rastet janë duke u hetuar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.