KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Tre të nominuarit zgjedhin mysafirët e festës së Halloween-it në BBVK 5, disa banorë mbesin jashtë

Tre të nominuarit zgjedhin mysafirët e festës së Halloween-it në BBVK 5, disa banorë mbesin jashtë

Atmosfera e Halloween-it në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 duket se do të shoqërohet edhe me pak tension mes banorëve.

Këtë herë, vendimi se kush do të jetë pjesë e festës së organizuar për sonte u është besuar tre banorëve të nominuar: Anjezës, Dionit dhe Zojës.

Secili prej tyre ka pasur mundësinë të zgjedhë nga dy banorë që dëshiron t’i ketë pranë gjatë festës.

Zgjedhjet e tyre kanë zbuluar edhe raportet që kanë krijuar brenda shtëpisë, ndërsa përjashtimi i disa prej banorëve mund të sjellë pakënaqësitë e para.

Anjeza vendosi të ftojë Rronin dhe Antonetën, duke i përzgjedhur ata për të qenë pjesë e mbrëmjes festive.

Nga ana tjetër, Dioni zgjodhi Lumin dhe Likin, emrin me të cilin njihet edhe Arlinda brenda shtëpisë.

Ndërsa Zoja vendosi që në festën e Halloween-it të ketë pranë Akilin dhe Jonën.

Këto zgjedhje mund të ndikojnë në dinamikat mes banorëve, sidomos duke pasur parasysh se festa do të jetë e kufizuar vetëm për personat e përzgjedhur.

Mbetet të shihet nëse vendimet e tre të nominuarve do të shkaktojnë hatërmbetje dhe diskutime të reja në shtëpinë e BBVK 5.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.