Në disa rajone të Kosovës, janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit.
Në raportin policor, në këto raste, kryesisht denoncuese kanë qenë gratë nën dyshimet se ndaj tyre është ushtruar dhunë.
Prej tyre, tri raste kanë ndodhur në Pejë, dy në Prishtinë, një në Podujevë dhe një në Viti.
Përveç dhunës në familje, në disa nga këto raste, të dyshuarit janë ngarkuar edhe me vepra të tjera penale, si kanosje dhe armëmbajtje pa leje.
Gjithashtu, prej këtyre rasteve, ka pasur edhe të atilla që djali ka ushtruar dhunë ndaj njërit prind.
Për të gjitha këto raste, policia ka njoftuar se ka nisur hetimet. /Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

