KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Derbi në Klinë dhe sfida e liderit, këto janë ndeshjet që mbyllin xhiron e 11-të në Superligën e Kosovës

Derbi në Klinë dhe sfida e liderit, këto janë ndeshjet që mbyllin xhiron e 11-të në Superligën e Kosovës

Xhiroja e 11-të në Superligën e Kosovës në futboll përmbyllet me dy ndeshje që janë në program për t’u zhvilluar këtë të diel.

Malisheva e pret Feronikelin 74 në stadiumin “Liman Gegaj”, në një takim që nis nga ora 13:00.

Përballja e parë mes këtyre dy skuadrave, e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, ishte mbyllur me fitoren e malishevasve me rezultat 3-0.

Para këtij takimi, Malisheva hyn si lidere e Superligës së Kosovës me 26 pikë, ndërsa Feronikeli 74 renditet në pozitën e shtatë me 11 pikë.

Derbi i kësaj jave zhvillohet në stadiumin “18 Qershori”, ku Dukagjini e pret Gjilanin nga ora 17:00.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave, e zhvilluar në Gjilan, ishte mbyllur në barazim 2-2.

Gjilani hyn në këtë përballje nga pozita e pestë me 18 pikë, ndërsa Dukagjini renditet i gjashti me 17 pikë, duke e bërë këtë duel të rëndësishëm edhe në garën për pozitat e sipërme të tabelës.

Në takimet e tjera të zhvilluara në kuadër të javës së 11-të, Ballkani mposhti Drenicën me rezultat 4-0, Prishtina triumfoi si mysafire ndaj Llapit me rezultat 1-0, ndërsa Drita mposhti Vushtrrinë 3-1. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.