Troja Bicurri, me këngën “Mali dhe Hana”, ka fituar çmimin e parë në edicionin e katërt të Festivalit të Këngës “Akordet e Kosovës”.
Çmimin e parë ia ndau ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, duke e shpallur kështu Troja Bicurrin fitues të vlerësimit kryesor të këtij edicioni të festivalit. /kultplus
Burimi: zeri.info ↗

