Binance, bursa më e madhe e kriptovalutave në botë, thotë se ka mbuluar 90% të aseteve prej 6.3 miliardë dollarësh (4.7 miliardë paund) të vjedhura në një sulm kibernetik të enjten, transmeton Klankosova.tv
10% e mbetur mund të kërkojë më shumë kohë për të siguruar shumat e kërkuara, tha kompania.
Sipas BBC, Binance është zotuar vazhdimisht të mbulojë 100% të humbjeve nga ajo që dyshohet të jetë sulmi kibernetik më i madh i regjistruar ndonjëherë në kriptovaluta dhe tha se ka lënë mënjanë më shumë se 6.34 miliardë dollarë në fondet e kompanisë për ta bërë këtë.
Burimi: klankosova.tv ↗

