Policia e Kosovës nëpërmjet një postimi ka njoftuar se sot kanë kontrolluar në një hambar në fshatin Kleçke, në komunën e Zubin Potokut, ku kanë gjetur dhe sekuestruar armë ilegale.
“Policia e Kosovës ka realizuar një tjetër operacion të suksesshëm në veri të vendit. Gjatë komunikimit të vazhdueshëm me qytetarët, zyrtarët policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri kanë pranuar informacione lidhur me dyshimet se në një lokacion në komunën e Zubin Potokut mund të ketë armë dhe mjete të tjera ilegale” – thuhet në njoftim.
Në njoftim shtohet se mes armëve të sekuestruara janë, pushkë gjuetie, armë automatike, revole dhe fishekë.
Po ashtu, policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin, deri në këtë fazë nuk ka persona të arrestuar.
Postimi i tërsishëm:

