Protesta e 19-të kundër qeverisë u zhvillua për më shumë se tetë orë në Tiranë, duke u shoqëruar me tensione, incidente dhe ndërhyrje të policisë.
LSA Photo
Tubimi nisi në dy fronte. Studentët u mblodhën para Ministrisë së Arsimit, ndërsa mbështetësit e Partisë Demokratike protestuan fillimisht para Kryeministrisë.
LSA Photo
Studentët kërkojnë largimin e Edi Ramës, ndërsa kryeministri i ka ftuar në dialog.
LSA Photo
Qeveria ka miratuar masa ndëshkuese për personat që përfshihen në akte të dhunshme.
LSA Photo
Të dhunshme ishin protestat para Ministrisë së Arsimit dhe para Kryeministrisë.
LSA Photo
Protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të forcave të rendit. E njëjta skenë dhune u përsërit edhe përpara Kryeministrisë.
LSA Photo
Efektivët ndërhynë me autobotë uji, duke shpërndarë turmën.
LSA Photo
Policët ndoqën protestuesit nëpër rrugët e kryeqytetit, me qëllim kapjen e tyre.
LSA Photo
Prej rreth një ore, Policia e Shtetit u ka bërë thirrje protestuesve që të ndalojnë hedhjen e gurëve dhe sendeve të forta drejt efektivëve.
LSA Photo
Sipas thirrjeve të policisë, grupi që po hedh sende të forta është i maskuar dhe personat janë identifikuar
LSA Photo
Të maskuarit janë paralajmëruar se do të përballen me ligjin, ndërsa protestuesve të tjerë u është kërkuar të distancohen prej tyre.
LSA Photo
Në protestë u shfaq sërish edhe flamuri i UÇK-së.
LSA Photo
Pavarësisht paralajmërimeve, një pjesë e protestuesve kanë vijuar të gjujnë drejt forcave të policisë.
LSA Photo
Protesta ka qëlluar në ditën e Holloween, derisa protestuesit e kanë përdorur simbolikisht këtë moment.
LSA Photo
Policia ka kujtuar hyrjen në fuqi të aktit normativ të qeverisë për protestat, që sipas njoftimit të saj ndalon mbajtjen e maskave dhe goditjen ndaj forcave të policisë.
LSA Photo
Disa protestues kanë nisur të fshihen nëpër rrugica për t’i shpëtuar shoqërimeve të policisë.
LSA Photo
Të mbledhur para selisë së qeverisë, protestuesit kanë brohoritur “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Rama, jep dorëheqjen”.
LSA Photo
Pas shpërndarjes për disa minuta, protestuesit janë rikthyer sërish përpara godinës së Kryeministrisë, duke vijuar tubimin me thirrje politike.
LSA Photo
Tre persona janë arrestuar sot, ndërsa gjatë ndërhyrjes u janë sekuestruar edhe bomba molotov.
LSA PHOTO
Pas incidenteve, Policia ndërhyri me autobotë uji për shpërndarjen e protestuesve dhe vendosjen e kontrollit në zonën para Kryeministrisë./Telegrafi/

