KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Salla plot, humor dhe muzikë, Shqip Up Comedy mbyll me sukses natën e parë në Cyrih

Salla plot, humor dhe muzikë, Shqip Up Comedy mbyll me sukses natën e parë në Cyrih

Nata e parë e Shqip Up Comedy Festival është përmbyllur me sukses në Cyrih të Zvicrës, duke sjellë një mbrëmje të mbushur me humor, muzikë dhe emocione.

Salla në Stadthalle Dietikon ishte plot, ndërsa publiku shqiptar e shoqëroi programin me të qeshura dhe duartrokitje të vazhdueshme.

Në skenë u ngjitën disa nga emrat e njohur të humorit dhe stand-up komedisë shqiptare, përfshirë Lulzim Bucollin, Drilonën, T-Ronimon, Ernest Zymberin, Luan Comedy dhe Stefan Büsser, të cilët sollën performanca të ndryshme dhe momente argëtuese për të pranishmit.

Një nga momentet që u veçua gjatë mbrëmjes ishte paraqitja e komedianit zviceran Stefan Büsser, i cili, ndonëse vjen nga një kulturë tjetër, tregoi kujdes për traditat shqiptare.

Ai e nisi përshëndetjen në gjuhën shqipe dhe përfshiu në paraqitjen e tij edhe detaje nga kultura shqiptare, duke iu përshtatur atmosferës dhe publikut të pranishëm.

Mbrëmja u moderua nga Arbela dhe Ylberi, ndërsa atmosferës festive iu shtua edhe muzika e grupit legjendar Elita 5, që së bashku me DJ-të e pranishëm e kthyen këtë organizim në një festë të vërtetë për shqiptarët në Zvicër.

Interesimi i madh dhe pjesëmarrja e publikut dëshmuan edhe një herë rëndësinë e këtij festivali për komunitetin shqiptar në diasporë.

Shqip Up Comedy arriti të bashkojë në një skenë humorin dhe muzikën, duke e përmbyllur natën e parë me sukses dhe një atmosferë që pritet të mbahet mend.

Telegrafi, si partner medial i festivalit, ishte i pranishëm në Cyrih për të përcjellë nga afër këtë mbrëmje dhe për të sjellë momentet më të veçanta për lexuesit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.