KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Bogujevci: Jam shumë e lumtur që janë kthyer “Akordet e Kosovës”

Bogujevci: Jam shumë e lumtur që janë kthyer “Akordet e Kosovës”

Në prag të natës finale të edicionit të katërt të Festivalit të Këngës në RTK, që sivjet riktheu emrin e lavdishëm “Akordet e Kosovës”, ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka shprehur kënaqësinë për rikthimin e festivalit dhe të emërtimit të tij historik.

Në një intervistë me gazetaret Medina Pasoma dhe Laura Krasniqi në emisionin special “Red Carpet”, Bogujevci ka falënderuar ekipin e Radiotelevizionit të Kosovës për organizimin dhe punën e bërë në rikthimin e kësaj ngjarjeje muzikore.

“Jam shumë e lumtur që janë kthyer ‘Akordet’. Falënderuese për gjithë ekipin e RTK-së për punën e mrekullueshme që e kanë bërë, për talentin dhe punën e tyre”, tha Bogujevci.

Ajo theksoi se rikthimi i emrit “Akordet e Kosovës” ka rëndësi të veçantë, duke pasur parasysh traditën e gjatë kulturore dhe muzikore të vendit.

Ministrja e Kulturës vlerësoi edhe rikthimin e natës së dedikuar për fëmijët, duke thënë se Kosova ka shumë fëmijë të talentuar, të cilëve duhet t'u jepet mundësia të prezantojnë aftësitë e tyre në skena të mëdha.

“Ne kemi shumë fëmijë të talentuar, kështu që është kënaqësi me pa që ju jepet mundësia në një skenë të madhe”, u shpreh ajo.

Bogujevci tha se rikthimi i festivalit dhe përfshirja e artistëve të rinj janë të rëndësishme për vazhdimësinë e traditës muzikore dhe zhvillimin e kulturës në Kosovë.

Festivali “Akordet e Kosovës” po mbahet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. /rtk

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.