Pas mbesës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në shërbimin diplomatik të Kosovës është sistemuar edhe një tjetër familjare e një figure të afërt me pushtetin.
Kësaj radhe bëhet fjalë për Kaltrina Dalipin, vajzën e axhës së Luan Dalipit, ish-shefit të kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, i cili aktualisht drejton Agjencinë për Investime dhe Eksport.
Gazeta Nacionale ka siguruar vendimin zyrtar të nënshkruar nga Glauk Konjufca, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes të cilit Kaltrina Dalipi është caktuar të shërbejë në Ambasadën e Kosovës në Berlin.
Sipas dokumentit, ajo do të mbajë gradën funksionale Sekretare e Dytë, me mandat katërvjeçar.

Burimi: lajmi.net ↗

