Katër vite histori e spektakël, mbushur me shumë emocione, i hapën rrugën një kapitulli të ri televiziv.
Premiera e së premtes mbrëma, shënoi nisjen madhështore të edicionit të pestë të spektaklit të madh televiziv, Big Brother VIP Kosova.
Ishte Alaudin Hamiti, ai që hapi siparin e këtij edicioni, krah të cilit edhe këtë vit, në rolin e drejtueses, do të qëndrojë aktorja Jonida Vokshi.
Në kolltukun e opinionistëve, këtë edicion u ulën aktorja nga Shqipëria, Rudina Dembacaj dhe gazetari i moderatori i njohur kosovar, Resul Sinani.
Që në nisje, spektakli përcolli mesazhe të forta. Filloi me shprehjen e solidaritetit në vepër, me dhurimin e një donacioni prej pesë mijë eurosh nga Klan Kosova, për qendrat strehuese të grave që përjetojnë dhunë në familje. Homazhe u bën edhe për edhe Laurent Krasniqin, ish banorin e Big Brother VIP Kosova, i cili tragjikisht u nda nga jeta muaj më parë në aksident trafku.
Gjithçka nga mbrëmë e sjell kronika në vazhdim:

