Jose Mourinho ka kritikuar me ironi kalendarin e ngjeshur të Real Madridit, i cili duhet të zhvillojë tri ndeshje dhe tri udhëtime brenda shtatë ditësh.
“Është një situatë pothuajse unike. Luajmë të dielën, të mërkurën dhe të shtunën, me tri udhëtime brenda shtatë ditësh. Është një dhuratë e jashtëzakonshme që na e kanë bërë, qoftë LaLiga apo televizionet. Duhet ta përballojmë dhe të shohim nëse do t’i lëmë të zhgënjyer”, deklaroi portugezi.
Trajneri madrilen foli edhe për triumfin e Harry Kane në Topin e Artë, duke e cilësuar sulmuesin anglez si lojtar dhe profesionist të madh.
Ai pranoi se ishte i zhgënjyer që lojtari i tij nuk e fitoi çmimin, por u shpreh i lumtur për Kane.
Mourinho gjithashtu vlerësoi Kylian Mbappén, duke e quajtur unik, ndërsa u shpreh i befasuar që Jude Bellingham përfundoi vetëm në vendin e 11-të të renditjes. /Zëri

