KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndahet nga jeta Leonard Kurti, Drejtori i Klinikës së Biokimisë në QKUK

Ndahet nga jeta Leonard Kurti, Drejtori i Klinikës së Biokimisë në QKUK

Eshtë ndarë nga jeta Mr.Ph. Leonard Kurti, specialist i Biokimisë Klinike dhe Drejtor i Klinikës së Biokimisë në QKUK.

Njoftimin e kanë bërë të ditur Oda e Farmacistëve të Kosovës të cilët shprehën mirënjohjen e tyre për kontributin e tij profesional dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm institucional, gjithashtu shprehën ngushëllime për familjarët, të afërmit e kolegët.

“Me pikëllim të thellë, Oda e Farmacistëve të Kosovës mori lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut dhe anëtarit tonë, Mr. Ph. Leonard Kurti, specialist i Biokimisë Klinike dhe Drejtor i Klinikës së Biokimisë në QKUK. Ndarja e tij nga jeta përbën një humbje të rëndë për familjen, kolegët dhe komunitetin shëndetësor, të cilit i shërbeu me përkushtim, profesionalizëm dhe dinjitet. Oda e Farmacistëve të Kosovës shpreh mirënjohjen e saj të thellë për kontributin e tij profesional, bashkëpunimin e vazhdueshëm institucional dhe mbështetjen e çmuar ndaj sektorit farmaceutik. Gatishmëria e tij për të ndihmuar, korrektësia dhe mikpritja e treguar ndaj anëtarëve të Odës do të kujtohen gjithmonë me respekt të veçantë” – thuhet në njoftimin e tyre.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.