Ndërsa kandidatët po mbajnë një sërë aktivitetesh përmbyllëse të fushatave në mbarë vendin, më shumë se 50 milionë amerikanë tashmë kanë votuar në qendrat e votimit ose kanë dërguar votat e tyre me postë, para zgjedhjeve të së martës.
Presidenti Donald Trump ka mbajtur tubime pothuajse çdo ditë gjatë këtij muaji, në përpjekje për të siguruar mbështetjen e republikanëve, raporton CNN.
Pas një ndalese këtë mëngjes në fushën e tij të golfit në Daytona Beach, Florida, ai do të zhvillojë gjashtë tubime virtuale përmes telefonit gjatë pasdites, përpara se të udhëtojë drejt Iowa-s dhe Kansasit të dielën.
Burimi: lajmi.net ↗

