KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haradinaj: Zhvillimi ekonomik duhet të jetë prioriteti i parë i Qeverisë, sektori privat është kyç

Haradinaj: Zhvillimi ekonomik duhet të jetë prioriteti i parë i Qeverisë, sektori privat është kyç

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se zhvillimi ekonomik i Kosovës duhet të jetë prioritet kryesor i Qeverisë.

Haradinaj ka theksuar se sektori privat është shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik, ndërsa roli i institucioneve dhe i Qeverisë duhet të jetë krijimi i kushteve të favorshme për investime dhe ofrimi i sigurisë për investitorët.

Sipas tij, politikat fiskale duhet të hartohen në bashkëpunim me sektorin privat dhe investitorët, përfshirë ata të huaj.

“Së pari duhet t’i kthehemi zhvillimit të vendit. Dihet se sektori privat është ai që e bën zhvillimin ekonomik. Institucionet dhe Qeveria e bëjnë planin në bashkëpunim me sektorin privat, me investimet dhe investitorët edhe të huaj. Njëkohësisht i bëjnë edhe politikat fiskale dhe u japin siguri investitorëve. Zhvillimi ekonomik, kuptohet, është i pari, pastaj vjen edhe krejt kostoja e jetës, sigurimet shëndetësore dhe sigurimet e tjera. Qytetarët duan të ndihen të sigurt dhe besoj që kjo është me rëndësi të ndodhë”, ka thënë Haradinaj për EO.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, investimet e huaja konsiderohen ndër shtytësit e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Megjithëse vitet e fundit është shënuar rritje e investimeve të huaja direkte, sipas të dhënave zyrtare, vazhdimisht janë ngritur diskutime rreth përbërjes së tyre, veçanërisht për faktin se një pjesë e konsiderueshme e këtyre investimeve lidhet me diasporën dhe sektorin e patundshmërive.

Ndërkohë, në përpjekje për të zbutur ndikimin e inflacionit, Qeveria kishte ndërmarrë masa për rritjen e pagave në sektorin publik.

Për sektorin privat, një nga masat e ndërmarra ka qenë platforma “Superpuna”, e lansuar në vitin 2023, përmes së cilës Qeveria subvencionon punëdhënësit duke mbuluar pagën e punëtorëve për gjashtë muajt e parë, në vlerë prej 350 eurosh në muaj.

Ndërkaq, sipas vlerësimeve të ekspertëve të ekonomisë, rritja e pagave nuk është përkthyer domosdoshmërisht në përmirësim të standardit të jetesës së qytetarëve, për shkak të inflacionit të lartë, i cili ka ndikuar në fuqinë blerëse.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.