KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Tiranë: Policia vijon kontrollet pas protestës, disa persona shoqërohen në komisariate

Tiranë: Policia vijon kontrollet pas protestës, disa persona shoqërohen në komisariate

Forcat operacionale të Policisë vijojnë patrullimet në disa zona të Tiranës, me qëllim identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar për përfshirje në incidentet e regjistruara gjatë protestës.

Sipas raportimeve, deri më tani policia nuk ka arritur të identifikojë se ku janë zhvendosur grupet e protestuesve. Ndërkohë, nga pamjet e fundit, protesta duket se është shpërndarë, por efektivët vijojnë të qëndrojnë në terren, raporton euronews.

Gazetari Eni Ferhati raporton se disa persona janë shoqëruar në komisariate pas incidenteve të regjistruara pranë Ministrisë së Arsimit, ku pati hedhje molotovësh dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Pas disa thirrjeve përmes megafonëve dhe përdorimit të autobotëve me ujë, policia arriti të shpërndajë turmën, duke i larguar protestuesit nga perimetri i sigurisë së përcaktuar.

Ndërkohë, kontrollet dhe patrullimet e forcave të rendit vijojnë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.