Shkëndija e Tetovës ka përfunduar përgatitjet e fundit para ndeshjes së nesërme ndaj Bregallnicës, në kuadër të kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Skuadra kuqezi ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore dhe gjithçka është gati për sfidën që do të luhet në Shtip, me fillim nga ora 14:30.
"Prekjet e fundit. Gjithçka gati për nesër", shkroi Shkëndija në rrjetet sociale.
Tetovarët synojnë të paraqiten në nivelin e tyre më të mirë dhe të vazhdojnë rrugëtimin pozitiv në kampionat, në një tjetër përballje të rëndësishme për objektivat e sezonit.
Bregallnica – Shkëndija
Burimi: zeri.info ↗

