McLaren ka lënë të kuptohet për supermakinën e ardhshme përmes një statuje gjigante të vendosur në Covent Garden të Londrës.
Në skulpturë shfaqet mbishkrimi “McL 820”, që besohet se zbulon emrin dhe fuqinë e modelit të ri.
Shifra 820 i referohet kuajfuqive.
Kjo do ta bënte pasardhësin e McLaren 750S dukshëm më të fuqishëm, pasi modeli aktual zhvillon 740 kuaj fuqi.
Supermakina e re pritet të përdorë një sistem hibrid me motor V8, të zhvilluar nga vetë McLaren.
Kompania po investon gjithashtu në një fabrikë të re në Britani për prodhimin e motorëve të saj.
Prodhimi i 750S pritet të përfundojë në vitin 2027, ndërsa McLaren ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht emrin apo specifikat e pasardhësit të tij.
Burimi: telegrafi.com ↗

