KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Shkëndija: Kur rezultatet flasin, vlerësimi merr edhe më shumë kuptim

Shkëndija: Kur rezultatet flasin, vlerësimi merr edhe më shumë kuptim

Kontributi i Shkëndijës së Tetovës në arenën evropiane është i dëshmuar, derisa na vjen mirë që vlerësohet edhe nga mediat vendore.

Për klubin, kjo është një tjetër dëshmi se puna, përkushtimi dhe rezultatet e arritura ndër vite kanë lënë gjurmë.

"E kemi përcjellë me vëmendje renditjen e publikuar së fundmi nga Football Meets Data, sipas së cilës KF Shkëndija kontribuon me 55,9% të koeficientit pesëvjeçar të klubeve të Maqedonisë së Veriut në UEFA. Kjo do të thotë se më shumë se gjysma e pikëve të grumbulluara nga klubet vendore në këtë periudhë i atribuohen rezultateve të kuqezinjve në garat evropiane. Na vjen mirë që paraqitjet dhe kontributi i Shkëndijës në arenën evropiane vlerësohen edhe përtej klubit. Për ne, ky është një tjetër konfirmim se puna, përkushtimi dhe rezultatet e arritura ndër vite kanë lënë gjurmë. Krenarë për atë që kemi arritur, të motivuar për atë që na pret", shkruan klubi tetovar. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.