KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

​Protestat në Tiranë, tensione para Kryeministrisë

​Protestat në Tiranë, tensione para Kryeministrisë

Situata para Kryeministrisë në kryeqytetin shqiptar ka nisur të tensionohet, pasi disa protestues kanë hedhur bomba molotovë në drejtim të efektivëve të policisë.

Pas incidenteve, policia ka nisur ndërhyrjen me autobotët me ujë, ndërsa përmes megafonëve u ka bërë thirrje protestuesve të ndalojnë veprimet e dhunshme dhe të largohen nga perimetri i godinës.

“Ju lutemi, largohuni nga veprimet e dhunshme. Policia do të veprojë”, ishte thirrja e përcjellë nga efektivët.

Në zonë janë afruar edhe dy autobotë të tjerë, ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar. Aktualisht, në dy anët e perimetrit janë pozicionuar dy autobotë të policisë, të shoqëruar nga forca të shumta policore.

Sot është dita e 19-të e protestave në Tiranë organizuar nga studentët dhe pedagogët, ndërkohë që ata nuk kanë dashur t’u afrohen atyre në tubim protestuesit e thirrur nga Partia Demokratike për një protestë tjetër në mbështetje të studentëve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.