Tashmë tek Ministria e Arsimit janë vetëm ekspertët e kriminalistikës të cilët po mbledhin provat. Kjo vjen pasi qytetarët e nisën aty si fillim protestën e tyre nga ku u zhvilluan tensione mjaft të shumta me hedhjen e disa molotovëve, djegien e koshave të mbeturinave si dhe gjuajtjen me gur ndaj forcave të policisë.
Tashmë, një grup i protestuesve pas marshimit është pocizionuar para Kryeministrisë. Nga ana tjetër policia u bën thirrje këtyre të fundit që të mos godasin me llastiqe.
Burimi: zeri.info ↗

