KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Molotovë drejt Kryeministrisë, policia ndërhyn me autobotët ujëhedhës

Molotovë drejt Kryeministrisë, policia ndërhyn me autobotët ujëhedhës

Situata para Kryeministrisë është tensionuar gjatë protestës së kësaj të shtune, pasi disa protestues kanë hedhur bomba molotov në drejtim të godinës qeveritare.

Përballë incidenteve, Policia u ka bërë thirrje pjesëmarrësve të shpërndahen dhe të shmangin aktet e dhunës. Sipas autoriteteve policore, disa prej personave të përfshirë në këto veprime janë identifikuar dhe pritet të përballen me masa ligjore.

Ndërkohë, jashtë godinës së Kryeministrisë janë dislokuar forca të shumta policore, si dhe dy autobotë ujëhedhës. Njëri prej mjeteve ka nisur të hedhë ujë në drejtim të protestuesve, në përpjekje për të vënë situatën nën kontroll.

Protesta e sotme, e cila shënon ditën e 19-të të mobilizimit, kishte nisur me një pjesëmarrje më të reduktuar dhe në një atmosferë relativisht të qetë. Reshjet e shiut kanë ndikuar gjithashtu në numrin e të rinjve të pranishëm në tubim.

Megjithatë, hedhja e molotovëve drejt Kryeministrisë ka sjellë një përshkallëzim të situatës, duke rikthyer tensionet mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.