KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Maresca thyen heshtjen pas largimit nga Chelsea

Maresca thyen heshtjen pas largimit nga Chelsea

Pesë ditë pasi u largua nga Chelsea, eksperti italian i futbollit Enzo Maresca, postoi një mesazh lamtumire në rrjetet sociale.

Maresca foli pasi menaxhmenti i Blues njoftoi se “sjellja e tij në ditët e fundit të mandatit të tij ishte joprofesionale dhe plot mungesë respekti”.

Ata gjithashtu pohuan se Marescas i mungonte “forca mendore dhe pjekuria emocionale”.

“Largohem me qetësinë e brendshme se po e lë një klub prestigjioz si Chelsea aty ku e meriton të jetë”.

“Dua të falënderoj të gjithë tifozët për mbështetjen e tyre gjatë 18 muajve të fundit. Mbështetje që ishte vendimtare në kualifikimin për Ligën e Kampionëve, fitimin e Ligës së Konferencës dhe fitimin e Kupës së Botës për Klube”.

“Fitore që do t’i mbaj gjithmonë në zemër. Një falënderim i veçantë për të gjithë lojtarët që më kanë shoqëruar në këtë udhëtim të mrekullueshëm”, shtoi ai.

Në vend të kësaj, skuadra do të drejtohet nga anglezi Liam Rosenior (41), i cili e ka drejtuar Strasburgun që nga vera e vitit 2024.

Ai është trajneri i katërt në krye të Chelseat që kur biznesmeni amerikan Todd Boehly u bë pronari kryesor i klubit në vitin 2022. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.