Chelsea ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Manchester United, duke triumfuar me rezultat 2-0 dhe duke e zhytur edhe më thellë në krizë skuadrën e njohur angleze.
Londinezët dominuan përballjen dhe arritën të sigurojnë tri pikët falë golave të Rogers dhe Palmer, të cilët vulosën fitoren e vendasve.
Me këtë triumf, Chelsea ngjitet në pozitën e katërt në tabelën e Premier League, me 16 pikë të grumbulluara.
Në anën tjetër, Manchester United vazhdon të zhgënjejë, duke mbetur në vendin e 16-të me vetëm shtatë pikë, larg pritshmërive të një klubi me histori dhe ambicie të mëdha, dhe si po shkon, po rrezikon fundin e tabelës.
Në xhiron e ardhshme, Chelsea do të luajë në udhëtim ndaj Sunderlandit, ndërsa Manchester United do të presë Aston Villan në Old Trafford, në kërkim të një reagimi pas një tjetër humbjeje zhgënjyese./Klankosova.tv

