KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Mourinho: Qëllimi është të fitojmë tituj, jo vetëm një ndeshje kundër Barcelonës

Mourinho: Qëllimi është të fitojmë tituj, jo vetëm një ndeshje kundër Barcelonës

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka lavdëruar nivelin e pjekurisë së ekipit për zhvendosjen e shpejtë të fokusit drejt ndeshjes kundër Racing Santander pas fitores në El Clasico, duke theksuar dëshirën për të fituar më shumë tituj këtë sezon.

Mourinho ka lavdëruar karakterin e skuadrës së tij, e cila po vjen në rritje ndeshje pas ndeshjes, teksa ka treguar përsëri se objektivi i tyre janë tituj.

“Që kur filluam, gjithmonë kam parë të njëjtën gjë. Gëzimi i fitores ose jo ndryshon. Por thelbi është i njëjtë, një ekuilibër shumë i mirë”, ka thënë fillimisht Mourinho.

“Nuk jemi një ekip me shumë përvojë, por unë shoh pjekuri si ekip. Qetësi, ata dinë të presin. Lumturia ishte aty pas fitores. Më pas, normalitet. Seriozitet, punë e palodhur”.

“Jam i lumtur që shoh atë pjekuri. Qëllimi është të fitojmë tituj, jo vetëm një ndeshje kundër Barcelonës”:.

“Po luajmë mirë. Kundër një skuadre që mbledh shumë pikë në shtëpi dhe në një orë që nuk jemi mësuar. Është shumë e rëndësishme pas fitores së javës së kaluar. Duhet ta respektojmë Racingun”, përfundoi portugezi, duke u përgjigjur për ndeshjen e nesërme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.