KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Nuk qëlloi asnjë numër në lotari, por fitoi 80 mijë euro në Kroaci

Nuk qëlloi asnjë numër në lotari, por fitoi 80 mijë euro në Kroaci

Në shortin e 303-të të lojës së lotarisë “Sve ili Ništa” (Gjithçka ose Asgjë), u tërhoqën numrat 2, 3, 5, 6, 8, 11, 12, 13, 15, 18 dhe 21.

Një lojtar nga Zagrebi fitoi çmimin prej 80 mijë eurosh, ndonëse nuk qëlloi asnjërin prej numrave të tërhequr.

Lojtari kishte luajtur tri kombinime për dy xhiro të lotarisë. Ai nuk qëlloi asnjë nga numrat e tërhequr, por pikërisht kjo i solli fitoren në kategorinë zero pikë, të quajtur “Asgjë”.

Për biletën kishte paguar gjithsej 7.80 euro, ndërsa fitoi 80 mijë euro, shkruan index.hr.

Bileta fituese ishte paguar në pikën e shitjes së lotarisë kroate, “Hrvatska Lutrija”, në adresën Avenija Dubrovnik 16, në Zagreb.

Shorti i radhës i lojës “Sve ili Ništa” do të mbahet të shtunën, më 31 tetor 2026. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.