KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Studentët sot protestë para Ministrisë së Arsimit, u bashkohen edhe pedagogët

Studentët sot protestë para Ministrisë së Arsimit, u bashkohen edhe pedagogët

Protesta studentore do të vijojë edhe këtë fundjave teksa ata kanë njoftuar se këtë të shtunë do të mblidhen në orën 12:00 përpara Ministrisë së Arsimit.

Në mbështetje të studentëve pritet të jenë edhe pedagogët, të cilët prej disa ditësh kanë bojkotuar procesin mësimor, duke iu bashkuar kërkesave të të rinjve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Po ashtu, këtë të shtunë është njoftuar protestë kombëtare edhe nga PD. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha të premten ftoi anëtarët, mbështetësit e partisë dhe qytetarët nga mbarë vendi që t’i bashkohen protestës kombëtare të së shtunës, në orën 12:00, në mbështetje të protestës studentore.

Berisha vlerësoi qëndresën e studentëve dhe të rinjve që prej disa ditësh protestojnë në rrugët e Tiranës, duke e cilësuar lëvizjen e tyre si një dëshmi të guximit qytetar.

Studentët gjithashtu kanë njoftuar se në orën 14:00 do të vijojnë protestën para Kryeministrisë. Nuk dihet se sa do të zgjasë protesta dhe nëse do të ketë përplasje me policinë. Në protestat e mëparshme janë regjistruar disa incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. /euronews.al/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.