KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Peshkaqeni i afrohet sërfistit, takimi i pazakontë u filmua me dron

Peshkaqeni i afrohet sërfistit, takimi i pazakontë u filmua me dron

Një sërfist në Kaliforni ka përjetuar një takim të pazakontë me një peshkaqen të bardhë gjigant, i cili iu afrua nga pas teksa ai po qëndronte mbi dërrasën e sërfit.

Momenti, që për pak mund të dukej si skenë nga një film, u regjistrua nga një dron dhe pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Joel Hendrix, i cili merret me sërf prej 35 vjetësh, ndodhej në ujërat pranë qytetit Oçeano, në bregdetin e Kalifornisë, kur peshkaqeni iu afrua pa u vënë re fillimisht prej tij.

Hendrix tregoi se në fillim kishte vërejtur një dron që fluturonte pranë tij, por nuk e dinte se çfarë po filmonte. Vetëm pasi pa një hije të madhe pas shpinës dhe një pendë që doli mbi sipërfaqen e ujit, kuptoi se bëhej fjalë për një peshkaqen.

Sipas vlerësimit të tij, kafsha ishte rreth katër deri në pesë metra e gjatë, dukshëm më e madhe se dërrasa e sërfit që përdorte.

Në një moment, peshkaqeni kaloi pranë dërrasës së tij, e spërkati me ujë me bishtin e vet dhe më pas u largua. Sërfisti pranoi se mbeti i befasuar nga madhësia e kafshës, por tha se nuk pati kohë të frikësohej.

Pamjet u regjistruan nga sërfisti vendas David Steiner, i cili përdor dronin për të filmuar jetën detare në këtë zonë. Videoja ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Pavarësisht përvojës së pazakontë, Hendrix tha se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga sërfi dhe se planifikon të kthehet sërish në det.

Ai theksoi se peshkaqenët janë pjesë e natyrshme e ekosistemit detar dhe se njerëzit duhet ta kuptojnë se në ujëra janë mysafirë, ndërsa deti është habitati i tyre natyror. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.