Kylian Mbappe mori një mbështetje të veçantë në garën për Topin e Artë 2026.
Kapiteni i Francës u rendit në vendin e parë nga gazetari paraguajan Ruben Darío Da Rosa, njëri prej 23 votuesve që e përzgjodhën sulmuesin si favorit.
Ky votim vjen pavarësisht polemikave të verës, kur senatorja paraguajane Celeste Amarilla bëri komente raciste ndaj Mbappes pas ndeshjes Francë – Paraguaj në Botërorin 2026.
Futbollisti francez iu kundërpërgjigj ashpër, ndërsa Federata Franceze paraqiti ankesë dhe Prokuroria e Parisit nisi hetimet. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

