Publikimi i votave të 100 gazetarëve që morën pjesë në zgjedhjen e Topit të Artë 2026 ka zbuluar disa rezultate befasuese.
Harry Kane e fitoi çmimin me 1.055 pikë, vetëm 28 më shumë se Kylian Mbappe, i cili përfundoi në vendin e dytë me 1.027 pikë. Lamine Yamal u rendit i treti me 881 pikë.
Megjithatë, jo të gjithë votuesit kishin të njëjtin mendim për favoritët. Gazetari nga Greqia e vendosi Khvicha Kvaratskhelian në vendin e parë, ndërsa Kane përfundoi vetëm i shtati në listën e tij.
Madje, në dhjetëshen e këtij votuesi nuk kishte vend as për Mbappenë, Yamal dhe Ousmane Dembelen.
Edhe votuesi nga Ukraina bëri një zgjedhje të pazakontë, duke e vendosur Fabian Ruiz në vendin e parë, Pau Cubarsin të dytin dhe Kvaratskhelian të tretin. Kane u rendit vetëm i nënti, ndërsa Mbappe mbeti jashtë dhjetëshes.
Një tjetër detaj interesant është se gazetarët nga Bregu i Fildishtë dhe Meksika nuk e përfshinë fare Kane në dhjetëshen e tyre. Ndërkohë, gazetari nga Curaçao ishte i vetmi që e vendosi Michael Olisen në pozitën e parë. /Zëri

