Ka nisur zyrtarisht edicioni i pestë i spektaklit “Big Brother VIP Kosova”, duke rikthyer në ekran një nga formatet më të ndjekura të televizionit kosovar.
Nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit, spektakli ka hapur dyert e shtëpisë për një edicion të ri, i cili vjen me një format të ndryshuar dhe premton të sjellë disa personazhe të njohur që në mbrëmjen e parë.
Gjatë hapjes së spektaklit janë prezantuar edhe dy opinionistët e këtij edicioni: aktorja shqiptare Rudina Dembacaj dhe gazetari e prezantuesi Resul Sinani.
Ata do të jenë pjesë e panelit që do të komentojë lojën, debatet dhe dinamikat e banorëve gjatë rrugëtimit të tyre në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Edicioni i pestë pritet të sjellë emra të njohur nga fusha të ndryshme të artit, muzikës dhe ekranit, ndërsa publiku do të mësojë gjatë kësaj mbrëmjeje se cilët prej tyre do të bëhen pjesë e garës për çmimin e madh. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com

