KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Kapen me 5.4 kilogramë kokainë dhe mbi 10 mijë euro, arrestohen dy shqiptarët në Torino

Kapen me 5.4 kilogramë kokainë dhe mbi 10 mijë euro, arrestohen dy shqiptarët në Torino

Dy shtetas shqiptarë, të moshës 42 dhe 27 vjeç, janë arrestuar nga policia italiane pasi në makinën me të cilën udhëtonin u zbuluan 5.4 kilogramë kokainë, të fshehura në një ndarje të posaçme.

Ngjarja ka ndodhur të premten e kaluar, kur efektivët e Skuadrës Fluturuese ndaluan automjetin që po lëvizte me shpejtësi të lartë dhe po injoronte semaforët në Via De Sanctis, shkruan agjencia italiane e lajmeve Ansa, transmeton Telegrafi.

Gjatë kontrollit të automjetit, policët zbuluan një ndarje të fshehtë poshtë hapësirës së dorezave, ku ndodheshin pesë blloqe kokaine, me një peshë totale prej 5.4 kilogramësh.

Përveç lëndës narkotike, efektivët sekuestruan edhe mbi 10 mijë euro para të gatshme.

Në përfundim të operacionit, dy shqiptarët u arrestuan, ndërsa autoritetet italiane vijojnë procedurat hetimore për rastin.

Arrestimi i dy shtetasve shqiptarë u krye nga policia italiane në Torino./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.