“”Lista Studentore” nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës”, kështu ka deklaruar kandidati për deputet i kësaj liste, Jugoslav Gashiq. Sipas tij, po përhapen “gënjeshtra” lidhur me këtë çështje.
“Gjithashtu marr informacion se po përhapet panik se Lista e Studentëve do ta njohë Kosovën, gjë që është absolutisht e pakuptimtë”, tha Gashiq.
Ai theksoi se qëndrimi i tyre për këtë çështje është përcaktuar qartë nga programi i saj dhe se nuk ka vend për interpretime të ndryshme.
“Është absolutisht e qartë nga programi ynë se ne nuk do ta bëjmë këtë, dhe theksoj se Lista e Studentëve nuk do ta njohë kurrë Kosovën”, tha ai.
Sipas fjalëve të tij, të gjithë qytetarët që votuan për Listën e Studentëve janë të njohur me qëndrimin e saj ndaj Kosovës.
Burimi: lajmi.net ↗

