KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Edi Rama: Kam marrë mesazhe nga prindërit, fëmijët e tyre po kërcënohen dhe kanë frikë

Edi Rama: Kam marrë mesazhe nga prindërit, fëmijët e tyre po kërcënohen dhe kanë frikë

Kryeministri Edi Rama, në tryezën e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, tha se ka marrë mesazhe nga prindërit që i kërkojnë ndihmë për fëmijët e tyre.

“Nuk e kam menduar ndonjëherë që do jetoja në një Shqipëri ku frika për të folur do ushqehej nga intimidimi i atyre që protestojnë për ta bërë Shqipërinë më të mirë. Unë protestoj për ta bërë Shqipërinë më të mirë, dhe nëse ti nuk je dakord me mua, unë të intimidoj, të kërcënoj dhe të vendos para një zgjedhjeje, që është zgjedhje dramatike. Ose të jesh me mua, të mos vish në mësim, ose të jesh target i dhunës sime. Kam 10 mesazhe të studentësh që më kërkojnë të jenë anonim se kanë frikë. Kam 10 mesazhe të prindërve të këtyre studentëve që kërkojnë ndihmë sepse ndjehen të pafuqishëm”, tha Rama.

“Fëmijët e tyre janë të kërcënuar me një gjuhë që është kriminale. Ne presim një ndihmë nga të gjithë ju që jeni të angazhuar në një front të heshtur, por shumë të dobishëm për cilësinë e jetës dhe nevojën për mbështetje të fëmijëve dhe familjeve që nuk duhen lënë vetëm përballë këtyre prurjeve shumë djallëzore”, shtoi kryeministri.

 

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.