KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Prokuroria Speciale reagon ndaj raportimeve në media për mbylljen e hetimeve ndaj ministrave të Kurtit

Prokuroria Speciale reagon ndaj raportimeve në media për mbylljen e hetimeve ndaj ministrave të Kurtit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve të publikuara në portalet “Vox Kosova” dhe “Nacionale”, lidhur me pretendimet për ndërprerjen e hetimeve ndaj tre ministrave të Qeverisë Kurti.

Prokuroria ka thënë se është e nevojshme të sqarojë opinionin publik për kronologjinë e procedurave dhe bazën mbi të cilën janë marrë vendimet përkatëse, raporton lajmi.net

Institucioni i Prokurorisë ka bërë të ditur se nga 2 tetori 2026, kur kanë ndodhur ndryshimet në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, e deri më tani, janë ngritur 10 aktakuza ndaj 31 personave.

Gjatë kësaj periudhe, sipas njoftimit, janë marrë edhe nëntë vendime për pushimin e hetimeve ndaj 14 personave, ndërsa janë hedhur poshtë nëntë kallëzime penale ndaj 21 personave.

Prokuroria Speciale ka reaguar pas raportimeve me titujt “Pas shkarkimit të Blerim Isufajt, brenda disa javësh pushohen hetimet ndaj tre ministrave të Kurtit” dhe “Kapja e Prokurorisë nga VV-ja: Mbyllen rastet ndaj tre ministrave të Kurtit, thirret për intervistim P.R”.

Komunikatë e plotë:

REAGIM I PROKURORISË SPECIALE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Lidhur me artikujt e publikuar në portalet “Vox Kosova” dhe “Nacionale”
Prokuroria Speciale, lidhur me raportimet e fundit mediatike, në të cilat pretendohet se “pas shkarkimit të Blerim Isufajt, brenda disa javësh pushohen hetimet ndaj tre ministrave të Kurtit”, si dhe titullin “Kapja e Prokurorisë nga VV-ja: Mbyllen rastet ndaj tre ministrave të Kurtit, thirret për intervistim P.R”, e konsideron të nevojshme të informojë opinionin publik lidhur me kronologjinë e procedurave dhe bazën mbi të cilën janë marrë vendimet përkatëse.
Nga data 02.10.2026, kur kanë ndodhur ndryshimet në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, e deri më tani, ky institucion ka ngritur 10 aktakuza ndaj 31 personave, ka marrë 9 vendime për pushimin e hetimeve ndaj 14 personave dhe ka hedhur poshtë 9 kallëzime penale ndaj 21 personave./Lajmi.net/

 

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.