KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haxhiu priti në takim përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës

Haxhiu priti në takim përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës, me të cilat diskutoi për përparësitë e agjendës gjinore parlamentare, hartimin e ligjeve nga perspektiva gjinore dhe fuqizimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit në zbatimin e tyre.

Bëhet e ditur se në takim Haxhiu shprehu vullnetin dhe përkushtimin për të çuar gjatë kësaj legjislature më tej këtë agjendë, në bashkëpunim të ngushtë me organizatat e grave, duke u siguruar që barazia gjinore të zërë vendin që i takon në punën dhe vendimmarrjen e Kuvendit.

“E çmoj veçanërisht punën shumëvjeçare të Rrjetit dhe të 106 organizatave anëtare, si dhe këmbënguljen për t'i kthyer të drejtat e garantuara me ligj në të drejta që gëzohen në jetën e përditshme”, theksoi kryetarja e Kuvendit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.