KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjykata e Lartë rrëzon aktgjykimet për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

Gjykata e Lartë rrëzon aktgjykimet për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

Gjykata e Lartë ka shfuqizuar aktgjykimet për zjarrin në spitalin modular në Tetovë, ku më 8 shtator 2021 humbën jetën 14 persona, dhe lëndën e ka kthyer në rigjykim. Gjykata ka konstatuar mangësi serioze në arsyetimet e gjykatave më të ulëta, veçanërisht sa i përket lidhjes shkak-pasojë mes veprimeve të të akuzuarve dhe tragjedisë, si dhe vlerësimit të provave për shkaqet dhe përhapjen e zjarrit.

Vendimi është marrë më 22 tetor dhe është publikuar sot nga Gjykata e Lartë. Me të janë pranuar kërkesat për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të formës së prerë, të paraqitura nga dy ish-drejtorët e Spitalit Klinik të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi.

Janë shfuqizuar aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Tetovës i 16 majit 2025 dhe ai i Gjykatës së Apelit në Gostivar i 26 nëntorit 2025. Me vendimin e shkallës së dytë, të dy ish-drejtorët ishin dënuar me nga tre vjet burg për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”.

Në arsyetimin e saj, Gjykata e Lartë thekson se gjykatat më të ulëta nuk kanë shpjeguar mjaftueshëm se në bazë të cilave prova kanë arritur në përfundimin se dy të akuzuarit kanë vepruar si bashkëkryerës. Gjithashtu, nuk është bërë e qartë se mbi cilat prova është konstatuar se ata bashkërisht nuk kanë siguruar pajisjet e nevojshme kundër zjarrit dhe rrjetin e hidrantëve.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar çështjes nëse mungesa e pajisjeve kundër zjarrit ka shkaktuar shpërthimin e zjarrit apo ka ndikuar në përhapjen e tij dhe pasojat.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.