KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ballkani fiton me lehtësi dhe thellë ndaj Drenicës

Ballkani fiton me lehtësi dhe thellë ndaj Drenicës

Ballkani ka fituar me rezultat të thellë 4-0 në shtëpi ndaj Drenicës në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Sami Sermaxhajt ka marrë fitoren e radhës në kampionat, duke mposhtur kësaj radhe Drenicën e Gentjan Mezanit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe më shumë raste nga vendasit, të cilët arritën të shënojnë edhe dy gola, por vetëm njëri iu pranua si i rregullt.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 20-të me anë të Albin Berishës, i cili shënoi për epërsinë 1-0, ndërsa goli i minutës së 44-të iu anulua nga VAR-i.

Edhe në pjesën e dytë, therandasit ishin skuadër më e mirë duke krijuar më shumë raste dhe duke arritur t’i shënojnë edhe tri gola për një fitore të thellë.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi pas vetëm dy minutave lojë dhe ishte përsëri Berisha, i cili gjeti rrjetën për epërsinë 2-0.

Në minutën e 64-të radha i erdhi brazilianit Giovanni, i cili shënoi një gol të bukur pas asistimit të Valentin Serebe për 3-0, ndërsa Diar Vokrri (68’) u përkujdes për 4-0 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar i takimit.

Pas kësaj fitore, Ballkani ngjitet në kuotën e 16 pikëve në vendin e gjashtë, ndërsa Drenica mbetet e shtata me 11 pikë.

Në ndeshjen e radhës, therandasit udhëtojnë te Feronikeli ’74, teksa drenicasit e presin Dritën. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.