Komuna e Prizrenit, përmes Drejtorisë Komunale të Arsimit, ka hapur konkurs publik për regjistrimin e kandidatëve në programin e arsimit dhe aftësimit për të rritur, për nivelet I dhe II, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.
Sipas njoftimit të komunës, shkollimi në këto nivele do të jetë falas, duke u mundësuar qytetarëve që nuk kanë arritur ta përfundojnë arsimin bazë në moshën e rregullt, të vazhdojnë dhe përmbyllin shkollimin.
Regjistrimi i kandidatëve do të bëhet në SHFMU “Mati Logoreci” në Prizren, ndërsa afati për aplikim është nga 30 tetori deri më 30 nëntor 2026.
Për informata shtesë, të interesuarit mund t’i drejtohen shkollës “Mati Logoreci” ose Drejtorisë Komunale. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

