Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqje.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se sot ka pranuar kërkesën e Hoxhës dhe e liroi atë nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
"Në përputhje me legjislacionin në fuqi, kryeministri Kurti, pas propozimit nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, caktoi ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Fehmi Hoti.".
Qeveria e Republikës së Kosovës e çmon kontributin dhe angazhimin e z. Hoxha përgjatë mandatit të tij./Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

