Pritjes i erdhi fundi! Nesër, më 31 tetor, Cyrihu i Zvicrës do të shndërrohet në epiqendrën e humorit shqiptar me Shqip Up Festival, duke sjellë një mbrëmje të mbushur me të qeshura dhe argëtim.
Edicioni jubilar vjen me një program të pasur dhe një lineup artistësh të njohur, të cilët do të sjellin në skenë humorin e tyre për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Zvicër dhe më gjerë.
Në këtë mbrëmje do të performojnë Lulzim Bucolli, Drilona, T-Ronimo, Ernest Zymberi, Luan Comedy dhe Stefan Büsser, emra që pritet të krijojnë atmosferë të veçantë përmes humorit dhe batutave të tyre.
Programi do të moderohet nga Arbela dhe Ylberi, të cilët do të kujdesen për mbarëvajtjen e mbrëmjes dhe argëtimin e publikut.
Por, festa nuk do të përfundojë me kaq. Pas përfundimit të programit të humorit, eventi i Shqip Up Festival do të vazhdojë me një after party, ku pritet të performojë grupi i njohur shqiptar Elita 5, duke sjellë hitet e tyre të njohura dhe duke mbajtur gjallë atmosferën deri në orët e vona. Për muzikën dhe argëtimin e të pranishmëve do të kujdeset gjithashtu edhe DJ.
Ngjarja do të mbahet në Stadthalle Dietikon, në Cyrih, më 31 tetor 2026, ndërsa organizatorët premtojnë një natë të mbushur me humor, muzikë dhe emocione, në një atmosferë që bashkon shqiptarët përmes argëtimit.

