Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka bërë një debutim të jashtëzakonshëm në Instagram.
Gjermani ka arritur gati në shifrën e 900 mijë ndjekësve në më pak se 24 orë, ndërsa publikimi i tij i parë ka marrë mbi një milion pëlqime.
Flick përshëndeti tifozët me mesazhin: “Përshëndetje, culers! Jam shumë i lumtur që do të ndaj me ju momente nga përditshmëria ime te Barça. Faleminderit për mbështetjen. Visca Barça!”. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

