KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Mbajtja e përkohshme e patentë-shoferit nga policia nuk mund të zgjasë më shumë se tetë ditë”, Supremja del me vendim

“Mbajtja e përkohshme e patentë-shoferit nga policia nuk mund të zgjasë më shumë se tetë ditë”, Supremja del me vendim

Gjykata Supreme e Kosovës e ka shpallur të paligjshëm dhe e ka shfuqizuar paragrafin 3 të nenit 17 të Udhëzimit Administrativ (Ministria e Punëve të Brendshme) Nr. 05/2023 për Procedurat e Kundërvajtjes, i cili përcaktonte se patentë-shoferi mund të tërhiqet nga pala, vetëm pas përfundimit të masës mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të mjetit.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen juridike të konfliktit administrativ, duke vendosur sipas padisë së 28 paditësve kundër Ministrisë së Punëve të Brendshme – Policisë së Kosovës, ka aprovuar pjesërisht si të themeltë kërkesëpadinë për shfuqizimin e pjesshëm të aktit nënligjor normativ.

“Gjykata Supreme ka vlerësuar se marrja e përkohshme e patentë-shoferit nga policia dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjetit janë dy institute të ndryshme juridike, të cilat nuk duhet të ngatërrohen në zbatimin e tyre”.

Tutje në njoftim thuhet se duke iu referuar nenit 244 të Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, Gjykata ka konstatuar se mbajtja e përkohshme e patentë-shoferit nga policia nuk mund të zgjasë më shumë se tetë ditë.

“Për rrjedhojë, kushtëzimi i tërheqjes së dokumentit me përfundimin e masës mbrojtëse, e cila mund të zgjasë tre, gjashtë apo dymbëdhjetë muaj, është në kundërshtim me ligjin. Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, një akt nënligjor nuk mund të zgjerojë kompetencat e përcaktuara me ligj dhe as të vendosë kufizime shtesë që nuk kanë bazë ligjore”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim gjykata ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për shfuqizimin e paragrafëve 1 dhe 2 të nenit 17 të këtij Udhëzimi Administrativ duke vlerësuar se këto dispozita kanë karakter procedural dhe organizativ, pasi përcaktojnë njësinë policore përgjegjëse për administrimin e dokumentit dhe detyrimin për lëshimin e vërtetimit për marrjen e përkohshme të patentë-shoferit, pa tejkaluar autorizimet e përcaktuara me ligj. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.