Një aksident trafiku ka përfunduar me përleshje fizike në fshatin Llazarevë të Obiliqit.
Rasti ka ndodhur më 29 tetor, rreth orës 12:45, kur pas një mosmarrëveshjeje të shkaktuar nga një aksident trafiku, dy persona të dyshuar kanë sulmuar fizikisht një burrë, transmeton lajmi.net.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa nga raporti mjekësor është konstatuar se ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar nga policia.
Me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Fsh. Llazarevë, Obiliq 29.1012.2026 – 12:45. Pas një mosmarrëveshje që kanë pasur në një aksident trafiku, dy të dyshuar meshkuj kosovarë, kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, sipas raportit mjekësor lëndimet që i ka pësuar viktima janë të natyrës së lehtë. Të dyshuarit janë arrestuar, pas intervistimit me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër dërgohet në mbajtje./lajmi.net/

