Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Jennifer Garner flet për divorcin nga Ben Affleck: Humbja e një partneriteti dhe miqësie të vërtetë ishte e vështirë

    January 9, 2026

    Trupa të huaja në Ukrainë? Ja cilat vende janë gati të dërgojnë ushtarë

    January 9, 2026

    10 foto për 10 gola – Vedat Muriqi, hero i klubit deri tani dhe Mallorca nuk e harron këtë gjë

    January 8, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Jennifer Garner flet për divorcin nga Ben Affleck: Humbja e një partneriteti dhe miqësie të vërtetë ishte e vështirë
    • Trupa të huaja në Ukrainë? Ja cilat vende janë gati të dërgojnë ushtarë
    • 10 foto për 10 gola – Vedat Muriqi, hero i klubit deri tani dhe Mallorca nuk e harron këtë gjë
    • Arsenali është gati t’i ‘rrëmbejë’ Liverpoolit nga dora transferimin e yllit anglez
    • Mustafa: Votimi i Hashim Thaçit për president ishte gabim trashanik për LDK-në
    • Trump shpall Bordin e Paqes për Gazën – kush janë vendet pjesëmarrëse
    • Derbi mes Arsenalit dhe Liverpoolit nuk prodhon gola
    • Lushaku-Sadriu e LDK-së: S’kemi obligim t’i japim mbështetje Osmanit – ishte e njëanshme
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, January 9
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » “Miqësia për shkak të Kosovës”, Vuçiq nuk heq dorë nga “shoku” Maduro

    “Miqësia për shkak të Kosovës”, Vuçiq nuk heq dorë nga “shoku” Maduro

    korrektpressBy korrektpressJanuary 6, 2026 Aleksandar vuçiq 6 Mins Read
    "Miqësia për shkak të Kosovës", Vuçiq nuk heq dorë nga “shoku” Maduro
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    “Shok i madh”… Kështu e përshkruanin zyrtarët e Serbisë deri së fundi liderin tashmë të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Maduron.

    Ndërsa rrëzimin e tij në një aksion amerikan e vlerësuan si “të drejtën e forcës” dhe “të drejtën e më të fortit”.

    “Konstatimi nuk ishte kështu kur, në vitin 2022, Rusia e filloi luftën në Ukrainë”, tha për REL-in Jelica Miniq nga Lëvizja Evropiane joqeveritare në Serbi.

    Beogradi zyrtar mbështeti integritetin territorial të Ukrainës, por nuk iu bashkua sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë dhe vazhdoi të mbajë lidhje me Moskën.

    Serbia forcoi marrëdhëniet me Venezuelën dhe regjimin e saj autoritar, ndërkohë që ky vend, i afërt me Rusinë, ishte nën sanksione nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

    Maduro u arrestua së bashku me bashkëshorten e tij më 3 janar në një aksion të SHBA-së në Venezuelë, nga ku u transferuan në Nju Jork, ku do të përballen me akuza për trafik droge.

    Një ditë pas këtij aksioni, Vuçiq tha se po shembet rendi i vjetër botëror dhe se asnjë rregull nuk vlen, duke vlerësuar se dominon e drejta e forcës dhe se “kush është më i fortë, ai shtyp”.

    Ndërsa, fjalë më të rënda, siç tha ai, nuk u përdorën për të mos dëmtuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

    Vlerësimet e presidentit të Serbisë për Jelica Miniq, nga Lëvizja Evropiane, janë pjesërisht rezultat i interesave në marrëdhëniet dypalëshe “ashtu siç i sheh ai”.

    “Dhe pjesërisht frikë se Serbia po jep mjaft arsye në skenën ndërkombëtare, të cilat mund të shfrytëzohen për ndonjë ndërhyrje të re, të këtij apo atij lloji, kundër regjimit të tij”, shtoi ajo.

    Vuçiq më 5 janar deklaroi se i kupton interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe se e respekton jashtëzakonisht shumë si presidentin Donald Trump, ashtu edhe SHBA-në, por se Serbia nuk ka alternativë tjetër përveçse të respektojë të drejtën ndërkombëtare.

    Shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor mbështetën aksionin amerikan, duke deklaruar se bëhet fjalë për një regjim narko-kriminal dhe se Maduro është diktator që nuk erdhi në pushtet falë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

    Departamenti amerikan i Shtetit deri në publikimin e këtij teksti nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it lidhur me reagimin e presidentit të Serbisë ndaj rrëzimit të Maduros.

    Aksionin e SHBA-së e dënuan Irani, Rusia dhe aleatë të tjerë të vendit të Amerikës së Jugut, ndërsa sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se aksioni ushtarak amerikan përfaqëson një “precedent të rrezikshëm”.

    Shumë aleatë të Uashingtonit, edhe pse deklaruan se nuk kanë simpati për Maduron apo regjimin e tij, paralajmëruan për nevojën e respektimit të së drejtës ndërkombëtare.

    Rrëzimin e Madurit e përshëndetën venezuelianët që jetojnë në mërgim.

    Miqësia për shkak të Kosovës

    Zyrtarët në Serbi vitet e kaluara kanë deklaruar se Serbia dhe Venezuela janë “miq të vërtetë”.

    Miqësia buronte nga refuzimi i Venezuelës për të njohur pavarësinë e Kosovës.

    Ndërsa në forcimin e lidhjeve, Serbia dhe Venezuela në mesin e vitit 2023 nënshkruan Marrëveshjen për heqjen e vizave.

    Duke komentuar reagimin e presidentit të Serbisë, Jelica Miniq vlerësoi se “Maduro konsiderohej ‘mik’ dhe aleat për shkak të afërsisë së regjimeve”.

    Sipas vlerësimeve të organizatave ndërkombëtare, Serbia është një vend me demokraci të dëmtuar, ku cenohen liritë qytetare dhe ushtrohet presion mbi mediat e pavarura.

    Qëndrimi ndaj legjitimitetit të Maduros

    Serbia, pavarësisht sanksioneve të BE-së, disa prej të cilave i ka mbështetur edhe vetë, nuk e ka vënë në dyshim legjitimitetin e Maduros.

    Njëkohësisht, ajo mbështeti deklaratën politike të BE-së me të cilën vihet në dyshim procesi zgjedhor i 28 korrikut 2024 dhe thuhet se Maduro nuk ka legjitimitetin e një presidenti të zgjedhur në mënyrë demokratike, por gjithashtu pati përfaqësuesin e saj në inaugurimin e tij.

    Kryetarja e Parlamentit, Ana Bërnabiq, mori pjesë në janar të vitit2025 në inaugurimin e Maduros në Karakas, ku ai filloi mandatin e tretë gjashtëvjeçar.

    Bërnabiq deklaroi atëherë se Venezuela, si “mike e madh e Serbisë”, ndihmon që qëndrimi për paprekshmërinë e kufijve të ndahet nga një numër i madh vendesh të Amerikës Latine dhe vendeve të Karaibeve.

    Beogradi, ndër të tjera, llogarit edhe në këtë grup vendesh në luftën kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

    Mosnjohjen e Kosovës e theksoi edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas një bisede telefonike me Maduron në gusht të vitit 2025.

    Atëherë ai e quajti atë mik të madh të Serbisë, duke shprehur bindjen se në vitet që vijnë do të vazhdojnë të kultivojnë këtë “miqësi të çmuar”.

    Gjithashtu, në qershor 2025, në Beograd mbërriti zëvendësministrja venezueliane e Punëve të Jashtme për Evropën dhe Amerikën e Veriut, Andrea Gabriela Korao Faria.

    Ajo mori pjesë në takimin e parë për planifikimin e pjesëmarrjes ndërkombëtare në Ekspozitën e Specializuar Ekspo, që do të mbahet në Beograd në vitin 2027.

    Sanksionet ndaj Venezuelës

    Ndërsa Serbia, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, forconte marrëdhëniet me Venezuelën, Brukseli vendoste sanksione ndaj regjimit atje.

    Sanksionet u vendosën në fund të vitit 2017 dhe më pas u plotësuan.

    Kështu, Këshilli Evropian më 15 dhjetor i zgjati edhe për një vit masat ekzistuese kufizuese duke pasur parasysh situatën në Venezuelë.

    Siç mëson jozyrtarisht REL-i, Serbia, si vend kandidat për anëtarësim në BE, u harmonizua me këtë vendim.

    Vendimi u mor në dritën e veprimeve të vazhdueshme që minojnë demokracinë dhe sundimin e ligjit, si dhe shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe represionit ndaj shoqërisë civile dhe opozitës demokratike.

    Kjo, siç u njoftua, përfshin edhe ngjarjet pas zgjedhjeve presidenciale të 28 korrikut 2024.

    Serbia me disa vendime për sanksionet e BE-së ndaj Venezuelës është harmonizuar, ndërsa me disa të tjera jo.

    Në fuqi janë edhe sanksione të gjera amerikane, të cilat, ndër të tjera, janë të përqendruara ndaj individëve të lidhur me regjimin e Nikolas Maduros, si dhe ndaj sektorit të naftës së Venezuelës.

    Kthesë e Serbisë drejt SHBA-së?

    Kritikat ndaj aksionit të SHBA-së janë shpërndarë edhe nga tabloidet proqeveritare në Serbi.

    Nga mbështetja për Trumpin, e cila u reflektua edhe në vendosjen e billbordeve me mbishkrimin “Trump, serb”, tani shkruajnë për “shpërbërjen e të gjitha ligjeve dhe logjikës”.

    E pyetur nëse vlerësimet e presidentit të Serbisë mund të ndikojnë në marrëdhëniet me SHBA-në, Jelica Miniq nga Lëvizja Evropiane theksoi se aty tashmë ekzistojnë probleme serioze.

    “Edhe Serbia ka një vend të veçantë në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, të dhjetorit 2025, ku me akt ekzekutiv parashikohet politika e mëtejshme ndaj rajonit tonë”, tha ajo.

    Në Ligjin për autorizimin e mbrojtjes kombëtare, të cilin Trumpi e ka nënshkruar së fundi, përmenden edhe vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nevoja për integrimin e tyre euroatlantik dhe uljen e varësisë energjetike nga Rusia.

    Në këtë ligj shprehet gjithashtu shqetësim për gjendjen e demokracisë në Serbi, por përcaktohet edhe se Serbia dhe Kosova duhet të synojnë arritjen e përparimit të menjëhershëm lidhur me zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.

    Po ashtu theksohet se SHBA-ja duhet të vazhdojë të mbështesë arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do të bazohet në njohjen reciproke.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, së fundi ka pranuar se në vend të përparimeve të mëdha të pritura nga administrata e Trumpit, kanë ardhur vendime që nuk janë në interes të Serbisë.

    TË TJERA

    SHBA, Senati voton për të ndaluar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Venezuelës

    Nafta e Venezuelës në qendër, SHBA zbulon planin e saj

    Trump paralajmëron: SHBA mund të mbikëqyr Venezuelën për vite

    Vendet që Trump ka kërcënuar pas sulmit në Venezuelë

    Kthesa e heshtur e Serbisë drejt Lindjes: Si armët kineze po dominojnë arsenalin e Beogradit

    Kthesa e qetë e Serbisë drejt Lindjes: Si armët kineze arritën të dominojnë arsenalin e Beogradit

    Hajrullahu: Vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje për presidentin, Haxhiu pritet të jetë kryetare e Kuvendit

    LEXO GJITHASHTU

    Jennifer Garner flet për divorcin nga Ben Affleck: Humbja e një partneriteti dhe miqësie të vërtetë ishte e vështirë

    January 9, 2026

    Trupa të huaja në Ukrainë? Ja cilat vende janë gati të dërgojnë ushtarë

    January 9, 2026

    10 foto për 10 gola – Vedat Muriqi, hero i klubit deri tani dhe Mallorca nuk e harron këtë gjë

    January 8, 2026

    Arsenali është gati t’i ‘rrëmbejë’ Liverpoolit nga dora transferimin e yllit anglez

    January 8, 2026
    TË TJERA

    Mustafa: Votimi i Hashim Thaçit për president ishte gabim trashanik për LDK-në

    January 8, 2026

    Trump shpall Bordin e Paqes për Gazën – kush janë vendet pjesëmarrëse

    January 8, 2026

    Derbi mes Arsenalit dhe Liverpoolit nuk prodhon gola

    January 8, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.