KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ish-bashkëshorti e largon nga shtëpia ish-gruan bashkë me foshnjën, përfundon në mbajtje

Ish-bashkëshorti e largon nga shtëpia ish-gruan bashkë me foshnjën, përfundon në mbajtje

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka larguar nga shtëpia ish-bashkëshorten e tij së bashku me foshnjën.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten, më 29 tetor, rreth orës 16:00.

Pas denoncimit, viktima është dërguar në strehimore për t’i ofruar siguri, ndërsa i dyshuari është intervistuar nga Policia dhe, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë, 29.10.2026 – 16:00. Është raportuar se ish-bashkëshorti e ka larguar nga shtëpia e tij viktimën së bashku me foshnjën e saj. Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.