Pas një mosmarrëveshje që kanë pasur në një aksident trafiku, dy të dyshuar kanë sulmuar fizikisht një person në Obiliq, të cilit më pas i është ofruar edhe ndihma mjekësore.
Sipas njoftimit të PK-së, thuhet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 12:45, në fshatin Llazarevë të Obiliqit, raporton Zeri.info.
“Fsh. Llazarevë, Obiliq 29.1012.2026 – 12:45. Pas një mosmarrëveshje që kanë pasur në një aksident trafiku, dy të dyshuar meshkuj kosovarë, kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, sipas raportit mjekësor lëndimet që i ka pësuar viktima janë të natyrës së lehtë. Të dyshuarit janë arrestuar, pas intervistimit me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri

